Respektimi Dhe Mbrojtja e Të Drejtave Të Punëtorëve Në Kosovë
Respect and Protection of Labour Rights in Kosovo (in English)
Kosova është, nga disa vende ende i kontestuar, shteti më i ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo ka deklaruar pavarësinë e saj nga Republika e Serbisë me 17 shkurt 2008. Deri në kohën e përfundimit të këtij raporti, Kosovën e kanë pranuar 81 shtete nga rajone të ndryshme gjeografike, përfshirë 22 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Vendi gjithashtu i ka bërë hapat e parë për të avancuar pozitën e saj në perspektivën globale duke u anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim me 29 qershor 2009.
Ky rast studimi synon të elaborojë në situatën momentale lidhur me legjislacionin e adaptuar dhe implementuar në fushën e të drejtat e punëtorëve, funksionimit të disa institucioneve kyçe dhe të nxjerr në pah vështirësitë dhe sfidat në Kosovë dhe si ti adresojmë ato.